Kovaçevski: Paga minimale nga muaji prill do të jetë 18.000 denarë

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Kryeministri Dimitar Kovaçevski njofton se është arritur marrëveshje për pagën minimale prej 18.000 denarëve, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Këshilli ekonomiko-social ka përfunduar. Mbi 80 mijë qytetarë do të ngrihen mbi kufirin e varfërisë. Punëtorët në industri të ndryshme do të marrin së paku 18.000 denarë. Kjo do të thotë rritje e pagës neto të këtyre punëtorëve për rreth 45 euro në muaj. Paga do të fillojë të paguhet nga fillimi i muajit prill”, njoftoi Kovaçevski sot konferencën për media në qeveri.

Sipas tij, me përcaktimin e kësaj page, ne bëhemi lider në Evropë me masën e peshës së pagës minimale në pagën mesatare.

“Ne presim që kjo masë të ndikojë pozitivisht në të gjitha pagat tjera në të gjitha industritë”, tha Kovaçevski./Telegrafi/

Advertisement

Kovaçevski: Paga minimale nga muaji prill do të jetë 18.000 denarë shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy