Kovaçevski: Apeloj qytetarët që të mos merren me kriptovaluta, po shpenzojnë shumë energji elektrike

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Kryeministri Dimitar Kovaçevski sot ka apeluar që qytetarët të mos merren me prodhimin e kriptovalutave sepse konsumi i energjisë elektrike gjatë këtij procesi është i madh.

“Lidhur me furnizimin kam një apel. Ka shtëpi të caktuara, madje edhe subjekte juridike në të cilat ka një konsum jashtëzakonisht të lartë të energjisë elektrike dhe është pothuajse 100 për qind për shkak të punës me kriptovaluta, kjo duhet të ndalet sepse ajo energji elektrike subvencionohet nga të gjithë qytetarët. Subvencioni që qytetarët paguajnë për çmimin përfundimtar është 80 përqind, por kur thua 80 përqind, do të thotë që nëse nuk është subvencioni, qytetarët duhet të paguajnë një çmim pesëfish më të lartë. Çdo shpenzim i paarsyeshëm joproduktiv dhe i pamatur shkakton mungesa, shpenzime shtesë buxhetore dhe mungesë furnizimi për ata që kanë nevojë për nevojat më të rëndësishme personale dhe të biznesit”, tha Kovaçevski.

I pyetur se pse nuk po ndiqet shembulli i Kosovës, i cili ligjërisht e ndalon prodhimin e kriptovalutave, Kovaçevski u përgjigj se për këtë nevojitet një zgjidhje ligjore.

“Po, është e mundur, por për këtë duhet të merret një zgjidhje ligjore. Derisa të kalojë një zgjidhje ligjore do të duhet të shkojmë me ankim dhe nëse flasim për kompani, pra persona juridikë, ju e dini që kemi futur tarifën në blloqe, kështu që nëse konsumi është i lartë kalojnë në një tjetër bllok tarifor. Gjatë kësaj periudhe nuk duhet bërë për shkak të mungesës së energjisë elektrike. Krahasimet me vendet fqinje janë mirë të bëhen, unë jam në komunikim me të gjitha shtetet, por secili ka specifikat e veta. Kosova aktualisht është në një situatë të vështirë dhe aty tashmë kanë filluar kufizimet e energjisë elektrike”, theksoi kryeministri.

Advertisement

 

Kovaçevski: Apeloj qytetarët që të mos merren me kriptovaluta, po shpenzojnë shumë energji elektrike shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy