Kovaçevski-Brnabiq: Bashkëpunimi rajonal është baza e një ekonomie të fuqishme

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Kryeministri i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, ka pritur sot në takim kryeministren e Republikës së Serbisë, Ana Brnabiq.

Në këtë takim, ku morën pjesë zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane, Bojan Mariçiq, dhe Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, kryeministri Kovaçevski dhe kryeministrja Brnabiq, rikonfirmuan marrëdhëniet e kahmotshme dhe tradicionalisht të mira dypalëshe, raporte të cilat forcohen edhe më tej përmes dialogut politik intensiv dhe miqësor të konfirmuar nga takimet e rregullta dhe të shpeshta dhe vizitat e nivelit të lartë.

Kryeministri Kovaçevski theksoi se forcimi i raporteve ndërmjet dy vendeve vazhdon në drejtim të thellimit të marrëdhënieve me theks të veçantë në bashkëpunimin ekonomik.

Rëndësi të veçantë, u tha në takim, ishte ndihma dhe mbështetja nga Republika e Serbisë gjatë krizës së Covid-19, kur ky vend ndihmoi në përballimin e pandemisë me dërgimin e vaksinave dhe ndihmave tjera mjekësore.

Advertisement

Në takimin me kryeministren e Republikës së Serbisë, Kovaçevski falenderoi shtetin serb për heqjen e ndalimit për eksportin e drithërave dhe vajit për gatim, me çka tregoi mirëkuptim dhe solidaritet në këtë kohë krize.

Kryeministrat Kovaçevski dhe Brnabiq, theksuan komunikimin dhe partneritetin në nivelin më të lartë në kuadër të Iniciativës për Ballkanin e Hapur si një shtysë shtesë për bashkëpunimin rajonal, fqinjësinë e mirë dhe zbatimin e vlerave evropiane në rajonin tonë.

Kovaçevski dhe Brnabiq vlerësuan se iniciativa duhet të vazhdojë të funksionojë si platformë për bashkëpunim rajonal në të gjitha nivelet, duke theksuar se ftesa në Samitin e ardhshëm të “Open Balkan” në Ohër për të marrë pjesë edhe në vende të tjera të rajonit do të jetë me përfitim më të madh për të gjithë qytetarët e Ballkanit Perëndimor.

Në takim u përmend dhe gatishmërinë e të dyja palëve për organizimin e seancës së tretë të përbashkët të të dy qeverive si një shtysë pozitive për zhvillimin dhe intensifikimin e mëtejshëm të marrëdhënieve dhe bashkëpunimit, veçanërisht në bashkëpunimin ekonomik.

Advertisement

Serbia është partneri i tretë tregtar më i madh i Maqedonisë së Veriut, ndaj Kovaçevski dhe Brnabiq deklaruan se vlera totale e tregtisë është mbi 1 miliardë dollarë, shumë kjo e cila u rrit gjatë pandemisë e që tregon qartë se bashkëpunimi ekonomik duhet të vazhdojë të përmirësohet me takime të vazhdueshme dhe forume biznesi, si dhe rrjete të përbashkëta për të hyrë në tregje të treta.

Gjatë takimit u vlerësuan dhe investimet infrastrukturore si Korridoret 10 dhe 8, si veçanërisht të rëndësishme për lidhjen e rajonit.

Lidhur me integrimin evropian të rajonit, Kovaçevski dhe Brnabiq thanë se tani është koha e duhur që Maqedonia e Veriut dhe Serbia të fillojnë negociatat me BE-në dhe se ky hap do të jetë një sinjal pozitiv për të gjithë rajonin në aspektin e tij gjeostrategjik për nga rëndësia dhe stabiliteti.

Kovaçevski-Brnabiq: Bashkëpunimi rajonal është baza e një ekonomie të fuqishme shkruan Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy