Kovaçevski: Bullgaria nuk ka kërkesa të reja, ne do ta përmbushim marrëveshjen e fqinjësisë së mirë

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski ka deklaruar sot se çështja e hapur me Bullgarinë duhet të diskutohet në nivel bilateral, edhe pse akoma nuk ka mbërritur në Maqedoni asnjë dokument zyrtarë për atë të quhet propozim francez.

“Korniza e negociatave duhet të jetë dokument shumëpalësh, kurse çështjet bilaterale të zgjidhen në nivel bilateral”, ky është qëndrimi i kryeministrit Kovaçevski, i pyetur për propozimin francez.

Megjithatë, ai nuk komenton konkretisht dhe nuk është i saktë nëse propozimin do ta pranojnë nga Sofja.

Dokumenti që sot ka hyrë në Kuvendin e Bullgarisë i quajtur protokoll nuk ka mbërritur në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Maqedonisë.

Advertisement

Por Kovaçevski sqaron se kjo nuk është një marrëveshje e re me Bullgarinë, por protokolli përfshin atë që është bërë deri më tani dhe cilat do të jenë hapat e ardhshëm për përmbushjen e marrëveshjes së fqinjësisë së mirë me Bullgarinë.

Kryeministrja finlandeze, e cila sot ishte mysafire e homologut të saj maqedonas, pa mëdyshje e ka mbështetur që Maqedonia të jetë pjesë e familjes evropiane, por nuk ka treguar nëse e miratojnë propozimin francez.

Maqedonia i dha mbështetje të plotë Finlandës dhe Suedisë për anëtarësim në NATO, me apel që sa më shpejt të nisin negociatat e kërcimit me këto dy shtete.

Kovaçevski: Bullgaria nuk ka kërkesa të reja, ne do ta përmbushim marrëveshjen e fqinjësisë së mirë shkruan Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy