Kovaçevski: Diskursi i Bullgarisë ndaj Maqedonisë së Veriut është i ngjashëm me atë të përdorur nga Rusia ndaj Ukrainës

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Maqedonia e Veriut njihet ndërkombëtarisht si një shoqëri funksionale moderne multietnike ku respektohen të gjitha të drejtat. Të gjitha raportet e konfirmojnë këtë. Akuzat e shprehura në këtë Samit nga përfaqësuesi i bullgarisë janë krejtësisht të pabaza dhe vijnë nga një vend që nuk respekton gjykimet e GJEDNJ dhe standardet e Këshillit në fushën e të drejtave të njeriut, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Këtë e theksoi kryeministri Dimitar Kovaçevski në debatin e përgjithshëm “Të bashkuar për Evropën” në Samitin e Këshillit të Evropës në Rejkjavík.

“Diskursi i përdorur nga Bullgaria ndaj Maqedonisë së Veriut për fat të keq është shumë i ngjashëm me diskursin e përdorur nga Federata Ruse ndaj Ukrainës. Është e papranueshme që akuza të tilla të keqpërdoren për qëllime politike, veçanërisht në këtë periudhë vendimtare për të ardhmen e Evropës”, theksoi Kovaçevski.

Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria, siç theksoi Kryeministri, meritojnë të ecin përpara së bashku, sepse kur fqinjët ecin përpara, edhe të tjerët ecin përpara.

Advertisement

“Nuk duhet të lejojmë ndikim nga palët e treta, veçanërisht jo nga Rusia, dhe në zemër të Ballkanit, që është zemra e Evropës”, shtoi Kovaçevski./Telegrafi/

Kovaçevski: Diskursi i Bullgarisë ndaj Maqedonisë së Veriut është i ngjashëm me atë të përdorur nga Rusia ndaj Ukrainës shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy