Kovaçevski: Do kemi vit të vështirë

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Kryeministri Dimitar Kovaçevski në konferencë për shtyp tha se në mbledhjen e sotme të qeverisë janë sjellë disa masa për të zbutur pasojat nga, siç e quajti ai, kriza më e madhe globale pas Luftës së Dytë Botërore.

“Sfidat janë të mëdha. Në kushte pas pandemisë ballafaqohemi me krizën më të madhe ekonomike në kohën më të re. Në nivel global rritjen e shpenzimeve për ushqim dhe derivate të naftës janë rezultat i agresionit rus ndaj Ukrainës dhe këtë e ndjejmë edhe ne sot”, u shpreh Kovaçevski.

Ai theksoi se disbalanci i produkteve ushqimore dhe derivateve të naftës dhe se ky vit, siç theksoi Kovaçevski, do të jetë vit i vështirë.

Ai po ashtu foli edhe për 26 masat e miratuara që kanë të bëjnë me mbrotjjen e standardit jetësor dhe financimin e kompanive përmes masave të ndryshme./Telegrafi/

Advertisement

Kovaçevski: Do kemi vit të vështirë shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy