Kovaçevski – Dushek: Bashkëpunimi me Forumin Ekonomik Botëror është veçanërisht i rëndësishëm për perspektivat ekonomike të vendit

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Kryeministri Dimitar Kovaçevski në New York zhvilloi një takim me drejtorin menaxhues të Forumit Ekonomik Botëror, Mirek Dushek, në të cilin u diskutua për perspektivat ekonomike të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe rajonit të Ballkanit Perëndimor, në kontekstin e sfidave politike dhe të sigurisë të kontinentit europian, si dhe rëndësinë e bashkëpunimit të vendit tonë me Forumin.

Siç informohet nga shërbimi për shtyp i qeverisë, përmes bashkëpunimit aktiv me mbi 800 kompani lider botërore, Forumi Ekonomik Botëror mund të kontribuojë ndjeshëm në tërheqjen e vëmendjes së investitorëve në vendet e Ballkanit Perëndimor.

Kryeministri Kovaçevski vlerësoi se bashkëpunimi me Forumin Ekonomik Botëror është veçanërisht i rëndësishëm për Republikën e Maqedonisë së Veriut, në kushtet kur vendi është i fokusuar në një proces të përshpejtuar integrues evropian, i cili pritet të përmirësojë cilësinë e jetës së qytetarëve të Maqedonisë dhe zhvillimin ekonomik.

“Në rrugën drejt objektivit të integrimit europian, i cili besojmë se është i arritshëm deri në vitin 2030, vendi ynë ka nevojë për risi dhe një nxitje të konkurrencës së kompanive dhe investimeve dhe motivim të kapitalit njerëzor”, theksoi Kovaçevski./Telegrafi/

Advertisement

Kovaçevski – Dushek: Bashkëpunimi me Forumin Ekonomik Botëror është veçanërisht i rëndësishëm për perspektivat ekonomike të vendit shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy