Kovaçevski i përgjigjet Mickoskit: Uniteti i shtetit bëhet në Kuvend, e jo me deklarata të njëanshme

Pinterest LinkedIn Tumblr +

“Uniteti dhe përfaqësimi i shtetit tonë bëhet në shtëpinë ligjvënëse, e jo me deklarata të njëanshme. Me atë pengohet procesi i bisedimeve që po zhvillohen me Sofjen në frymën e vlerave evropiane”.

Kështu deklaroi sot kryeministri Dimitar Kovaçevski në përgjigje të pyetjes së gazetarëve se si e komenton thirrjen e liderit të opozitës, Hristian Mickoski për bashkim kombëtar, kur janë në pyetje interesat e shtetit, në raport me negociatat me Bullgarinë.

“Ajo deklaratë konsideroj se fare nuk është e sinqertë, sepse OBRM-PDUKM në periudhën e kaluar të vetmen gjë që bën është krijimi i histerisë lidhur me bisedimet që po zhvillohen me Bullgarinë, gjithashtu në kuadër të përgatitjeve për grupet e punës që i formuam me kryeministrin bullgar dhe anëtarët e Qeverisë së tyre së bashku me Qeverinë tonë ne i bëmë thirrje edhe opozitës, me ç’rast ajo ishte refuzuar”, vlerësoi Kovaçevski.

Për atë se kur do të takohet me liderin e OBRM-PDUKM-së opozitare Mickoski, siç paralajmëroi gjatë marrjes së funksionit të kryeministrit, Kovaçevski thotë se ai takim do të ndodhë dhe opinioni do të informohet me kohë.

Advertisement

Lideri i opozitës Mickoski dje në ngjarje partiake, theksoi se në thelb është e rëndësishme, kur është në pyetje shteti, të ketë unitet, duke i bërë thirrje kryetarit të LSDM-së, Dimitar Kovaçevski për “unitet dhe bashkim kur bëhet fjalë për vendin”./Telegrafi/

Kovaçevski i përgjigjet Mickoskit: Uniteti i shtetit bëhet në Kuvend, e jo me deklarata të njëanshme shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy