Kovaçevski: Infrastruktura bashkëkohore është e rëndësishme edhe për tërheqjen e investitorëve të rinj

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Kryetari i Qeverisë, Dimitar Kovaçevski, sot bashkë me ministrin e Transportit dhe Lidhjeve, Bllagoj Boçvarski dhe drejtorin e Ndërmarrjes Publike për Rrugë Shtetërore, Ejup Rustemi, inspektuan aktivitetet e punës në aksin rrugor Krupishte – Koçan nga autostrada e shpejtë Shtip – Koçan.

Gjatë vizitës në terren, ku aktivitetet ndërtimore zhvillohen me një ritëm të intensifikuar, u shpreh kënaqësia dhe siguria për progresin e përgjithshëm prej 75% të aksit rrugor në gjatësi prej 14 km dhe u theksua se në kohën e pandemisë Kovid-19 intensivisht punohej në ndërtimin dhe rikonstruksionin e akseve kryesore rrugore në vend, ndërsa këtë vit ruhet edhe një tempo dhe dinamikë e fortë.

“Ndërtimi i infrastrukturës bashkëkohore rrugore në vend është një nga prioritetet e kësaj Qeverie dhe ne edhe më tej mbetemi tërësisht të përkushtuar dhe të angazhuar maksimalisht në këtë plan. Siç ka ndodhur vitet e kaluara, kur edhe në kohë të pandemisë punohej intensivisht në ndërtimin dhe rikonstruksionin e akseve kryesore rrugore në vend edhe këtë vit ruajmë atë tempo dhe dinamikë të fortë”, tha Kovaçevski.

Kovaçevski theksoi se infrastruktura bashkëkohore rrugore është e rëndësishme edhe për tërheqjen e investitorëve të rinj, për rritjen e vendeve të punës, por edhe komunikimin më të mirë mes qytetarëve.

Advertisement

Ndërtimi i rrugëve, shtoi kryeministri, është prioritet strategjik për të cilin ne mbetemi plotësisht të përkushtuar për shkak të zhvillimit të shpejtë ekonomik të këtij rajoni dhe tërë vendit./Telegrafi/

Kovaçevski: Infrastruktura bashkëkohore është e rëndësishme edhe për tërheqjen e investitorëve të rinj shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy