Kovaçevski: Kemi rezerva të mallrave që sigurojnë furnizim të pandërprerë të popullatës me ushqim

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Kryeministri Dimitar Kovaçevski thotë se për momentin nuk shfrytëzohen rezervat shtetërore të ushqimeve.

Ai siguron se shteti ka rezerva të mjaftueshme të mallrave për furnizim të pandërprerë me ushqime.

“Rezervat e mallrave janë në nivel që siguron furnizim të pandërprerë të popullatës me ushqim. Kishte gjithashtu spekulime të caktuara që kishin të bëjnë me furnizimin me grurë dhe miell, ata aspak nuk ishin të sakta dhe janë demantuar. Rezervate tona të mallrave janë në nivel që siguron furnizim të pandërprerë dhe për momentin as që shfrytëzohen”, deklaroi Kovaçevski.

 

Advertisement

Kovaçevski: Kemi rezerva të mallrave që sigurojnë furnizim të pandërprerë të popullatës me ushqim shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy