Kovaçevski, kryeministrit ukrainas: E keni mbështetjen e Maqedonisë për integritetin territorial

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, realizoi bisedë telefonike me kryeministrin e Ukrainës, Denis Shmigal dhe e shprehu mbështetjen e Maqedonisë së Veriut për integritetin territorial dhe sovranitetin e Ukrainës.

Kryeministri Kovaçevski theksoi se Republika e Maqedonisë së Veriut e dënon vendimin e Federatës Ruse për njohjen e rajoneve ukrainase, Doneck dhe Luhansk si të vetëshpallura “Republika Kombëtare”.

Në bisedën telefonike me kryeministrin e Ukrainës, Kovaçevski e vlerësoi veprimin e Rusisë si një sulm të drejtpërdrejtë ndaj integritetit territorial dhe sovranitetit të Ukrainës dhe si shkelje flagrante e së drejtës ndërkombëtare.

Kovaçevski i tha Shmigalit se Maqedonia e Veriut mbështet sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës brenda kufijve të saj të njohur ndërkombëtarisht dhe se si aleatët e tjerë të NATO-s, ajo i bashkohet thirrjes ndaj Moskës për të zgjidhur konfliktin në mënyrë paqësore dhe diplomatike.

Advertisement

Kryeministri Kovaçevski gjatë bisedës konfirmoi se Maqedonia e Veriut është në harmonizim me politikën e jashtme dhe të sigurisë të BE-së dhe NATO-s në lidhje me sanksionet kundër Federatës Ruse, si përgjigje të veprimeve të saj joparimore./Telegrafi/

Kovaçevski, kryeministrit ukrainas: E keni mbështetjen e Maqedonisë për integritetin territorial shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy