Kovaçevski: Ligji i ri nuk amniston personat që kanë kryer vepra të rënda

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Kryeministri Dimitar Kovaçevski duke folur për propozim-ligjin për amnisti tha se në të janë përfshirë veprat penale deri në gjashtë muaj, me qëllim të gjenden edhe mënyra tjera të dënimit të të burgosurve dhe uljen e mbipopullimit të burgjeve në vend.

Ai tha se janë sqaruar saktë se cilat veprat penale do të përfshihen në amnisti.

Rreth paralajmërimeve se OBRM-PDUKM do të bllokojë ligjin, Kovaçevski tha se ata asgjë nuk mbështesin, dhe se edhe kur bllokojnë e bëjnë atë pa arsyeje.

“Ata dhe Shkupin po e bllokojnë. Ministria e Drejtësisë kërkon mendimin e koordinatorëve të grupeve parlamentare. Besoj se ky është një ligj që përmirëson procedurat dhe nuk i jep amnisti dikujt që ka kryer një krim të rëndë. Si Qeveri do ta shqyrtojmë ligjin në njërën nga seancat në vijim”, tha Kovaçevski në një deklaratë pas fillimit të aktiviteteve ndërtimore për ndërtimin e autostradës së Korridorit 10-d, seksioni Prilep – Manastir./Telegrafi/

Advertisement

The post Kovaçevski: Ligji i ri nuk amniston personat që kanë kryer vepra të rënda appeared first on Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy