Kovaçevski: Maqedonia e Veriut i bashkohet Platformës së BE-së për blerje të gazit natyror të lëngshëm dhe hidrogjenit

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Kryeministri Dimitar Kovaçevski falënderoi Bashkimin Evropian që mori vendim gjatë krizës energjetike që në Maqedonia e Veriut të bëhet pjesë e kësaj platforme për blerje të përbashkët të gazit të lëngshëm.

”Si rezultat i politikës së solidaritetit, Maqedonia e Veriut i bashkohet Platformës së BE-së për blerje të përbashkët të gazit natyror të lëngshëm dhe hidrogjeni”, shkroi Kovaçevski në Facebook.

Nëpërmjet hyrjes kolektive në treg, Kovaçevski thekson qëllimi është të sigurohet një çmim më i ulët i gazit.

Falënderoj BE-në që mori vendim gjatë krizës energjetike që Maqedonia e Veriut të bëhet pjesë e kësaj platforme për blerje të përbashkët të gazit të lëngshëm natyror si pjesë e strategjisë për përballimin e pasojave të agresionit rus në Ukrainë, shkruan kryeministri Kovaçevski”, shkruan Kovaçevski./Telegrafi/

Advertisement

 

Kovaçevski: Maqedonia e Veriut i bashkohet Platformës së BE-së për blerje të gazit natyror të lëngshëm dhe hidrogjenit shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy