Kovaçevski: Maqedonia nuk ka rezerva gazi, do të marrim përmes Bullgarisë

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Kryeministri Dimitar Kovaçevski sot gjatë një vizite në Qendrën Kulturore dhe Informative të Maqedonisë në Sofje pas takimit me presidentin bullgar Rumen Radev tha se Maqedonia nuk ka rezerva gazi, por se Bullgaria do të lëshojë të sajat për këtë qëllim.

“Jemi informuar se kemi dhënë me qira sasi në terminalin e Aleksandropolisit dhe deri sa të ndërtohet interkonektori me Greqinë do të marrim gaz përmes Bullgarisë”, tha Kovaçevski.

“Maqedonia e Veriut nuk ka depo gazi. Krahas sasive nga Aleksandropoli, do të kemi në dispozicion edhe depo me Bullgarinë”, tha Kovaçevski në përgjigje të pyetjes që ishte biseduar me presidentin Radev.

Kovaçevski nuk ka dhënë përgjigje konkrete nëse sipas propozimit francez do të sigurohet shumica e dy të tretave në Kuvend për ndryshime kushtetuese.

Advertisement

“Ata që janë kundër në asnjë moment nuk thanë alternativë, madje edhe kur u votua propozimi francez luanin me vuvuzelat”, shtoi kryeministri. /Flaka

The post Kovaçevski: Maqedonia nuk ka rezerva gazi, do të marrim përmes Bullgarisë appeared first on Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy