Kovaçevski: Mickoski tha se i pranon ndryshimet kushtetuese dhe kjo duhet të përshëndetet

Pinterest LinkedIn Tumblr +

“Po e vazhdojmë dialogun me qëllim të bashkimit të të gjithëve në një proces të gjerë shoqëror për arritjen e qëllimit strategjik – anëtarësimin në BE deri në vitin 2030″, tha kryetari i LSDM-së Dimitar Kovaçevski, para fillimit të mbledhjes së organeve partiake.

“Këto mbledhje vijnë pas takimit të liderëve, kemi një qëndrim të ndryshuar të opozitës, kryetari i OBRM-PDUKM-së tha se për ta janë të pranueshme ndryshimet kushtetuese që nuk ishin të pranueshme më parë. Është qëndrim i ri nga ai i mëparshmi dhe është për t’u përshëndetur”, tha Kovaçevski.

Ai ka përsëritur se gjysmën e ministrive të LSDM-së i ka ofruar OBRM-PDUKM-së të jetë pjesë e qeverisë, ndërsa BDI ka pranuar që të mos jetë pjesë e qeverisë.

“Ndryshimet kushtetuese do të hyjnë në fuqi pas mbajtjes së konferencës së dytë ndërqeveritare, siç parashikohet në kuadrin e negociatave. Është një bazë e mirë për të informuar kryesinë e partisë”, theksoi Kovaçevski.

Advertisement

Kovaçevski: Mickoski tha se i pranon ndryshimet kushtetuese dhe kjo duhet të përshëndetet shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy