Kovaçevski: Ndryshimet kushtetuese nuk do të diktojnë mbajtjen e zgjedhjeve parlamentare

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Kryeministri Dimitar Kovaçevski thotë se mundësia për dështim të ndryshimeve kushtetuese nuk do të diktojë mbajtjen e zgjedhjeve parlamentare në vend.

Kovaçevski thotë se zgjedhjet do të jenë të rregullta ndërsa theksoi se pret mbështetje nga të gjithë deputetët për ndryshimet kushtuese.

“Zgjedhje do të ketë në terminin e rregullt. Fillimisht zgjedhje presidenciale, pastaj zgjedhje parlamentare. Procedura e ndryshimeve kushtetuese është shumë e qartë.

Nisma e Grupit të punës është dërguar në Ministrinë e Drejtësisë, ata e kanë dërguar në Qeveri, Qeveria do ta rishikojë dhe më pas do t’ia dorëzojë Kuvendit ku më pas hapet procedura e Komisionit për Çështje Kushtetuese, më pas në seancë plenare dhe edhe një herë shpreh shpresë që të gjithë deputetët do të jenë në nivelin e detyrës që të përfaqësojnë interesat e qytetarëve, kurse interes prioritet i qytetarëve është integrimi në BE, sepse kjo shihet çdo ditë, në 30 vjetët e fundit, qytetarët tanë duan të jetojnë në BE”, tha Kovaçevski.

Advertisement

Kovaçevski: Ndryshimet kushtetuese nuk do të diktojnë mbajtjen e zgjedhjeve parlamentare shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy