Kovaçevski: Ndryshimet për Kodin Zgjedhor tashmë janë përgatitur

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Kryetari i LSDM-së Dimitar Kovaçevski theksoi se ndryshimet në Kodin Zgjedhor tashmë janë përgatitur sipas rekomandimeve të OSBE-së dhe ODIHR-it dhe në momentin kur do të hidhen në votim në Kuvend, LSDM-ja do t’i mbështesë.

Sa i përket ndryshimeve më thelbësore të Kodit Zgjedhor, Kovaçevski mbetet i mendimit se është tepër vonë për të ndryshuar legjislacionin zgjedhor pasi zgjedhjet janë shpallur tashmë.

“Sot nëse do të hedhin në votim ndryshimet në Kodin Zgjedhor, ne do t’i votojmë sot. Sa i përket ndryshimeve esenciale, mund të hapet një diskutim, por besoj dhe shoh se edhe partitë tjera politike besojnë se tani është vonë për të ndryshuar legjislacionin zgjedhor pasi janë shpallur zgjedhjet”, tha Kovaçevski.

Kovaçevski: Ndryshimet për Kodin Zgjedhor tashmë janë përgatitur shkruan Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy