Kovaçevski në seancën e tretë të NATO-s: Të vazhdohet mbështetja e fortë për Ukrainën

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Kryeministri Dimitar Kovaçevski, sot në Vilnius, në ditën e dytë të Samitit të NATO-s, po merr pjesë në seancën e tretë të Këshillit të Atlantikut të Veriut, i cili mbahet në nivel të shefave të shteteve dhe qeverive dhe të vendeve partnere të NATO-s, thonë nga shtypi i Qeverisë.

Në seancën e tretë morën pjesë 31 vende anëtare të NATO-s dhe presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky.

Në sesionin e tretë të NATO-s, aleatët vendosën të vazhdojnë me mbështetjen e qartë dhe të fortë për Ukrainën dhe të drejtën e vetëmbrojtjes dhe mbrojtjes së pavarësisë, sovranitetit dhe integritetit territorial të Ukrainës.

NATO ka marrë tashmë një vendim në vitin 2008 që Ukraina duhet të bëhet anëtare e plotë. Në këtë Samit u formua Këshilli NATO-Ukrainë dhe u miratua paketa e përmirësuar afatgjatë e mbështetjes për Ukrainën, për të mbështetur reformat dhe transformimin e forcave të saj ushtarake sipas standardeve të NATO-s.

Advertisement

Përveç kësaj, u publikua edhe një deklaratë e përbashkët e G7 me Ukrainën./Telegrafi/

Kovaçevski në seancën e tretë të NATO-s: Të vazhdohet mbështetja e fortë për Ukrainën shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy