Kryeministri Dimitar Kovaçevski, me të arritur në samitin dyditor të NATO-s në Vilnius, theksoi se në të njëjtën mbledhje do të arrihen konkluzione të rëndësishme për veprime në ujë, tokë dhe ajër. Ai theksoi rëndësinë e diskutimeve që do të mbahen sot në temën e mbrojtjes kibernetike.

“Përveç kësaj, për sa i përket financimit të të gjitha këtyre nevojave për mbrojtje, kjo do të thotë se 2% e PBB-së do të jetë minimumi për financimin e mbrojtjes, nga të cilat 20% do të jetë për modernizim. Maqedonia e Veriut është një vend që tashmë investon 30% të buxhetit të saj në modernizim”, tha Kovaçevski.

Ai shtoi se pozicioni i Maqedonisë së Veriut në raport me Ukrainën tashmë është i qartë dhe si shteti i 30-të anëtar i NATO-s, mbështetë idenë e një dere të hapur për Kievin.

Ndryshe, deri në këtë moment më i rëndësishmi është vendimi që u mor dje, për anëtarësimin e Suedisë në Aleancë.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

The post Kovaçevski në Vilnus: Do të diskutohen tema të rëndësishme për sigurinë kibernetike appeared first on Telegrafi.