Kovaçevski: Si anëtare e NATO-s me përkushtim kontribuojmë për sigurinë kolektive

Pinterest LinkedIn Tumblr +

“Si anëtar të NATO-s me përkushtim kontribuojmë për sigurinë kolektive dhe kjo duket në vitet e kaluara nga të gjitha aktivitetet, pa marrë parasysh nëse bëhet fjalë për ndihmën për Ukrainën, sërvitjet ushtarake “Përgjigje e shpejtë” dhe aktivitete tjera”.

Këtë e tha sot kryeministri Dimitar Kovaçevski, në hapjen e konferencës “NATO – Konferenca e komunikuesve”, nikoqir i së cilës këtë vit është Maqedonia e Veriut, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Edhe pse në qarqet e sigurisë ndonjëherë mbizotëron mendimi se në opinion nuk diskutohet për sigurinë, do të thotë se sigurimi po bën punën e vet, megjithatë unë personalisht nuk jam dakord me atë tezë. Besoj se në epokën e dezinformatave dhe sulmeve hibride, janë pikërisht komunikimet strategjike ato që luajnë rolin më të rëndësishëm në luftë dhe arrijnë tek qytetarët informacione të sakta dhe të verifikuara, në krahasim me dezinformatat, qëllimi i të cilave është të ngjall trazira dhe frikë”.

“Pushtimi ushtarak i Ukrainës nga Rusia dhe rritja masive e dezinformatave rreth saj na ka treguar se komunikimet mund të kenë një ndikim serioz destruktiv dhe ne duhet të luftojmë kundër një ndikimi të tillë. Është e vërtetë që Ukraina në këtë moment po e trajton shumë mirë luftën informative, për të cilën ka mbështetjen e të gjithë neve, por ajo luftë informative na tregon rolin e komunikimeve në stabilitetin e një vendi dhe një rajoni”, tha kryeministri Kovaçevski.

Advertisement

“Komunikimet dhe sfera e informacioneve nuk kanë qenë asnjëherë më të rëndësishme për sigurinë dhe stabilitetin. Kriza e sigurisë me të cilën përballet Evropa dhe bota, si në sferën e informacioneve përmes sigurisë kibernetike dhe sulmeve hibride tregon se të gjithë ne pa dallim nëse si anëtare të NATO-s ose si shumë vende evropiane dhe vende ballkanike duhet të vazhdojmë me fokusin intensiv në këtë sferë. Lufta me dezinformatat është prioritet në të cilin punojmë edhe ndërmjet dikastereve në Qeveri, por edhe me partneritet me qarqet mediatike dhe qytetare. Vetëm qasja e bashkuar shoqërore mund të jetë përgjigje sepse problemi me veprimet hibride është i komplikuar dhe mund të ndikojë ndaj gjithë shoqërisë”, theksoi Kovaçevski.

Ai nënvizoi se informacionet e sakta dhe të kontrolluara të cilat janë lehtë të kapshme janë resurs në luftën kundër dezinformatave në nivel ditor, ndërsa standardi i vendosur dhe reputacioni i transparencës ndihmon në uljen e përhapjes së dezinformatave.

Kovaçevski: Si anëtare e NATO-s me përkushtim kontribuojmë për sigurinë kolektive shkruan Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy