Kovaçevski: Nga nesër fillon riorganizimi i partisë

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Tashmë kryetari i LSDM-së, Dimitar Kovaçevski pas pranimit të detyrës nga paraardhësi i tij Zoran Zaev ka premtuar se do të vazhdojë të kujdeset për socialdemokracinë dhe se do të udhëheqë partinë me nder dhe përgjegjësi.

Kovaçevski thotë se nën udhëheqjen e tij LSDM do të mbetet “shtyllë e shtetësisë”.

“Nga sot edhe zyrtarisht e kam marrë pozitën e kryetarit të LSDM-së. Ky është një nder dhe përgjegjësi e madhe ndërsa do të angazhohem që ta udhëheq partinë me ndershmëri dhe përgjegjësi. E falënderova kryetarin e deritanishëm Zoran Zaev për vendimet e guximshme që mori për vendin dhe menaxhimin e suksesshëm të LSDM-së, duke i uruar shëndet dhe lumturi në jetën personale dhe profesionale. I kam premtuar se do ta ushqej socialdemokracinë, do ta mbroj fort unitetin, lirinë dhe demokracinë, dhe se LSDM do të mbetet shtyllë e shtetësisë.

Partia jonë ka potencialin më të mirë të kuadrove. Unë premtoj se do të zgjedh një udhëheqësi të mençur dhe të përgjegjshme që do të na çojë drejt fitoreve të reja dhe do të punojë me përkushtim në interes të të gjithë qytetarëve.

Advertisement

Nga nesër do të filloj me aktivitetet e para partiake dhe riorganizimin në parti”, ka shkruar mes tjerash Kovaçevski./Telegrafi/

Kovaçevski: Nga nesër fillon riorganizimi i partisë shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy