Kovaçevski: Nga shtatori do të rriten pagat e profesorëve universitar

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Pasi profesorët e Universitetit “Shën Kirili dhe Metodi” në Shkup, të pakënaqur me pagat kanë paralajmëruar grevë në seancën e provimit të qershorit, kryeministri Dimitar Kovaçevski tha se tashmë në buxhet është planifikuar rritje e pagave duke filluar nga shtatori.

“Kam parë letrën e profesorëve të universitetit dhe kam kontaktuar me ta dhe i kam njoftuar se rritja e pagave është paraparë në Buxhet nga shtatori. Është e vërtetë që duhet të rriten pagat në të gjithë sektorin e arsimit dhe nëse e shikoni buxhetin në atë pjesë do të shihni se nga viti në vit rritet shuma në raport me pagat në arsimin e lartë”, tha kryeministri Kovaçevski.

Kovaçevski shtoi se krahas pagave ka rritje edhe në investime në arsim dhe shkencë.

Dy ditë më parë profesorët nga UKM i kanë drejtuar një letër të hapur kryeministrit, kryetarit të Kuvendit dhe ministrit të Financave, në të cilën thonë se ka pakënaqësi të madhe për gjendjen aktuale, duke shtuar se “UKM nuk është degraduar asnjëherë kaq shumë dhe këto vite është lënë plotësisht në harresë”.

Advertisement

Ata në letër paralajmëruan se në seancën e provimit të qershorit do të protestojnë nëse nuk plotësohen kërkesat e tyre.

Kovaçevski: Nga shtatori do të rriten pagat e profesorëve universitar shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy