Kovaçevski nga takimi me MATTO: Marrëdhëniet e shkëlqyeshme me Turqinë reflektohen edhe në bashkëpunimin ekonomik

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Kryeministri i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut , Dimitar Kovaçevski, i shoqëruar nga ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Bllagoj Boçvarski, priti një delegacion të Odës Ekonomike të Maqedonisë – Turqi, MATTO, të kryesuar nga kryetari i Odës, Ajdovan Ademovski.

Në takim, sipas njoftimit të shërbimit qeveritar për shtyp, kryeministri Kovaçevski konfirmoi përpjekjet e fuqishme të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut për thellimin e bashkëpunimit ekonomik me Republikën e Turqisë dhe theksoi se Oda Ekonomike e Maqedonisë – Turqi MATTO dhe e kompanive anëtare të tjera që janë anëtare të saj shihet si partnerë për realizimin e këtij qëllimi.

“Kryeministri Kovaçevski bëri të ditur se në agjendën e tij kryesore është vizita e tij në Republikën e Turqisë për të pasqyruar edhe më intensivisht miqësinë tradicionale mes dy vendeve përmes rritjes së bashkëpunimit të ndërsjellë ekonomik dhe tregtisë, e cila tani arrin në mbi 650 milionë euro.

Kovaçevski në takim tha se një numër serioz i kompanive turke tashmë punojnë në Maqedoninë e Veriut, që paguajnë paga për punëtorët, duke paguar taksa në buxhet dhe duke marrë pjesë në prodhimin dhe eksportin e përgjithshëm dhe tha se ky është një mesazh i mirë për investitorët e rinj potencial në Turqi të inkurajohen dhe të vijnë në vendin tonë.

Advertisement

Në takim u lajmërua se së shpejti do të vijojë plotësim i Planit për rritje ekonomike me përfitime të reja për të mbështetur investimet, veçanërisht në fushën e kapaciteteve nga burimet e ripërtërishme në energjetikë, për të cilat tashmë ka interes të madh nga kompanitë e kësaj fushe në Turqi”, thuhet në fund të njoftimit të qeverisë./Telegrafi/

Kovaçevski nga takimi me MATTO: Marrëdhëniet e shkëlqyeshme me Turqinë reflektohen edhe në bashkëpunimin ekonomik shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy