Kovaçevski: Nuk ka negociata të fshehta apo marrëveshje të fshehtë me Bullgarinë

Pinterest LinkedIn Tumblr +

“Nuk ka negociata apo marrëveshje të fshehtë dhe marrëdhëniet me Bullgarinë bazohen në komunikimin e sinqertë mes dy Qeverive, dy kryeministrave dhe grupeve të punës me rezultate konkrete në fushën e ekonomisë, infrastrukturës, arsimit, kulturës dhe integrimit evropian,” tha kryeministri Dimitar Kovaçevski, njoftojnë nga shtypi  i Qeverisë.

Kryeministri shtoi se si rezultat i grupeve të punës tashmë janë nënshkruar një sërë memorandumesh, kemi marrëveshje për hapa konkretë në fusha të ndryshme si rritja e kuotave të transportit për transportuesit që kalojnë tranzit nëpër Republikën e Bullgarisë, të cilat pas një periudhe të gjatë janë në një nivel të përshtatshëm të shoqatave të transportit të të dy vendeve.

Kovaçevski plotësoi se Ministria e Ekonomisë është në kontakt me Ministrinë e Energjetikës të Bullgarisë për të përshpejtuar punimet e interkonjeksionit të gazit në seksionin nga Petriqi në Strumicë, i cili është i rëndësishëm për furnizimin dhe diversifikimin e energjisë.

“Me Bullgarinë kemi komunikim ditor për ta përballuar krizën, në të gjitha sferat si ato të energjisë, ushqimore etj. Dëshiroj t’u bëj thirrje disa përfaqësuesve të opozitës apo disa analistëve të pavarur që të mos abuzojnë me atë që kemi si kontakte si me Serbinë ashtu edhe me Bullgarinë për sa i përket komunikimit të përditshëm që kemi për bashkëpunim të ndërsjellë dhe menaxhim për dalje nga kriza”, theksoi kryeministri Kovaçevski.

Advertisement

Kovaçevski theksoi se asnjëherë nuk ka folur për datë por për zgjidhje të shpejtë, por jo për zgjidhje të nxituar të çështjeve të hapura me Bullgarinë.

“Ministrat e Jashtme të dy vendeve janë duke punuar për çështje të hapura politike dhe posa të ketë një dokument apo zgjidhje të pranueshme për të dyja palët, atëherë do të bëhet e ditur”, tha Kryeministri Kovaçevski në përgjigjen e tij.

Lidhur me informacionet se ka persona që punojnë në institucionet shtetërore dhe që kanë vepruar për të mos arritur marrëveshje ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë, Kryeministri i Qeverisë Kovaçevski tha se ky informacion për Qeverinë dihet që nga dita e parë dhe se çështja është në pritje sipas procedurave të shërbimeve përkatëse./Telegrafi/

Kovaçevski: Nuk ka negociata të fshehta apo marrëveshje të fshehtë me Bullgarinë shkruan Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy