Kovaçevski nuk komenton deklaratat e shtetit të Kosovës për samitin “Ballkani i Hapur”

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Kryeministri i vendit, Dimitar Kovaçevski ka refuzuar të komentoi deklaratat e fundit që erdhën nga Kosova lidhur me samitin “Ballkani i Hapur” i cili u mbajt para disa ditëve në Ohër.

Kovaçevski në një intervistë për Al Jazeera theksoi se Maqedonia e Veriut ka marrëdhënie të shkëlqyera me Kosovën dhe si rrjedhojë pret që Kosova të gjejë arsyet pozitive që të bëhet pjesë e kësaj iniciative.

“Unë nuk do t’i komentoja qëndrimet e politikanëve të Kosovës, për shkak se ata komente nuk janë të drejtuara deri tek të gjitha shtetet anëtare të “Ballkanit të Hapur”, duke marrë parasysh se kemi marrëdhënie të mira me Kosovën, me kryeministrin dhe ministrat në Qeveri, gjithsesi mendoj se kur të vijnë kushtet dhe kur të piqen praktikisht supozimet që të gjitha vendet të bëhen pjesë, besoj se do t’i gjejnë arsyet pozitive që të gjithë së bashku të bashkëpunojmë në këtë rajon”, tha Kovaçevski.

Samiti “Ballkani i Hapur” edhe këtë vit priti shumë politikanë, ekonomistë dhe biznesmenë, ku u diskutuan çështjet më madhore ndërmjet vendeve të Ballkanit.

Advertisement

Kovaçevski nuk komenton deklaratat e shtetit të Kosovës për samitin “Ballkani i Hapur” shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy