Kovaçevski: OBRM-PDUKM nuk është kundër ndryshimeve kushtetuese

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski sot pas takimit me liderin e OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickoski në në një konferencë për shtyp tha se ka vërejtur se ka ndryshuar qëndrimi i partisë më të madhe opozitare maqedonase për ndryshimet kushtetuese, shkruan Telegrafi Maqedoni.

“Është mirë që ka ndryshuar qëndrimi i tyre, ajo është që OBRM-PDUKM nuk është kundër ndryshimeve kushtetuese dhe kjo është e mirë. Ky është një përfundim i këtij takimi.

Në takimin e sotëm gjithashtu u bë e qartë se a do ta integrojmë vendin në BE ose do ta lëmë të izoluar, për të cilën vlerësojë se duhet të vazhdojë dialogu dhe të ndërtojmë një qëndrim të përgjithshëm se për vendin është më mirë të integrohemi në BE dhe me këtë të realizojmë qëllimet tona strategjike”, tha Kovaçevski.

Kovaçevski tha se qëllimi i tij personal dhe angazhimi i Qeverisë është që procesi i eurintegrimeve të jetë i suksesshëm, duke pasur parasysh qëllimet strategjike të vendit, por poashtu këto janë edhe qëllime strategjike të partnerëve tanë BE-së, NATO-s dhe SHBA-ve të cilat na bënë me dije se tani është momenti që të integrohemi në BE.

Advertisement

“Sot ne jemi shembull i një shoqërie që i ka zgjidhur marrëdhëniet e saj dhe kjo shihet në raportin e OKB-së ku Marrëveshja Kornizë e Ohrit renditet si marrëveshje me zgjidhje të përhershme në një vend me diversitet. Ne e kemi verifikuar shumë herë gjuhën dhe identitetin maqedonas”, u tha ndër të tjera gazetarëve Kovaçevski./Telegrafi/

Kovaçevski: OBRM-PDUKM nuk është kundër ndryshimeve kushtetuese shkruan Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy