Kryetari i LSDM-së, Dimitar Kovaçevski, sot në pyetjen e një gazetari tha se pas zgjedhjeve të 8 majit, si procedurë standarde do të ketë zgjedhje edhe në partinë e tij.

Ai e komentoi këtë si përgjigje nëse do të mbajë përgjegjësi pas dallimit të madh në raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale mes Gordana Siljanovska Davkovës dhe Stevo Pendarovskit.

“Në vendin tonë statuti kërkon mbajtjen e një kongresi të përgjegjshëm me analizë të rezultateve dhe më pas zgjedhje ku kërkohet deklarim për zgjedhjen e kryetarit të partisë si dhe organeve të tjera të partisë si bordi qendror bordi ekzekutiv, nënkryetarët, e kështu me radhë”, tha Kovaçevski.

Ai tha se pas zgjedhjeve do të bëhen analiza në nivel të organizatave komunale, si dhe në nivel të bordit ekzekutiv dhe qendror./Telegrafi/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Kovaçevski: Pas zgjedhjeve do të ketë zgjedhje partiake në LSDM shkruan Telegrafi.