LSDM: Mickoski u mposht nga Kovaçevski në përballjen e parë në zgjedhje

Pinterest LinkedIn Tumblr +

LSDM sot përmes një komunikate tha se lideri i OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickoski, është mposhtur nga kryeministri dhe lideri i LSDM-së, Dimitar Kovaçevski në përballjen e parë zgjedhore.

“OBRM-PDUKM dhe Hristijan Mickoski pësuan një disfatë të madhe në përballjen e parë zgjedhore me LSDM-në, pasi në krye të partisë në pushtet erdhi Dimitar Kovaçevski”.

“Me fitoren e dyfishtë në zgjedhjet për kryetar të komunës së Mavrovës Rostushë dhe Qendër Zhupës të Koalicionit të udhëhequr nga LSDM-ja, qytetarët qëndruan pas politikave korrekte, reale që e çojnë vendin përpara”, thuhet mes tjerash në kumtesën e LSDM-së.

LSDM: Mickoski u mposht nga Kovaçevski në përballjen e parë në zgjedhje shkruan Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy