Mickoski: Kovaçevski do t’i vazhdoj politikat e Zaevit, asgjë më tepër

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Nga kryesia e re e LSDM-së dhe mandatari Dimitar Kovaçevski pres vazhdimin e politikave të Zoran Zaevit, dështime dhe mospasja e strategjisë, deklaroi lideri i OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickoski.

“Kisha rastin të dëgjoj një intervistë të Kovaçevskit, sterile, dhe nuk shoh ndonjë politikë, fjali lideri të cilën do të mund ta komentoja. Për këtë arsye vetëm se pres vazhdimin e politikave të Zaevit dhe asgjë më tepër”, deklaroi Hristijan Micksoki, kryetar i OBRM-PDUKM-së,

Mickoski shtoi se nga Kovaçevski nuk ka dëgjuar asgjë të re dhe se nuk pret ndonjë kthesë lidhur me politikat e Qeverisë të cilën ai do ta udhëheq.

Mickoski: Kovaçevski do t’i vazhdoj politikat e Zaevit, asgjë më tepër shkruan Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy