Kovaçevski: Për kandidat presidencial mund të propozohet kushdo që i plotëson kriteret

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Kryetari i LSDM-së Dimitar Kovaçevski, duke komentuar sot deklaratën e zëvendëskryeministrit Fatmir Bytyqi se do të pranonte të jetë kandidat i përbashkët për kryetar të shtetit, theksoi se kjo tregon se LSDM-ja është në nivel jashtëzakonisht demokratik dhe mund të propozohet kushdo që plotëson kriteret sipas rregullave.

“Ajo që thotë nënkryetari i partisë Bytyqi është absolutisht në korrelacion me atë që po them, që është se kjo procedurë në partinë tonë është në një nivel jashtëzakonisht të lartë demokratik. Mund të propozohet kushdo që i plotëson kriteret sipas rregullave dhe kandidaturën dhe ambicien e secilit, kapaciteti dhe potenciali i secilit natyrisht do të merret parasysh nga Bordi Ekzekutiv dhe Qendror i partisë”, tha Kovaçevski në konferencën e përbashkët për shtyp me kryetarin e partisë.

Kovaçevski shtoi se do të propozohet një kandidat për president i cili do të vazhdojë atë që po bën Qeveria, që është vazhdimi i integrimeve evropiane të vendit.

Ndryshe, dje në një intervistë për televizionin Alsat, zëvendëskryeministri Fatmir Bytyqi, në pyetjen e një gazetari se a do të pranonte të jetë kandidat për president, tha se do ta pranonte një ofertë të tillë nëse kërkohet një kandidat konsensual.

Advertisement

Lidhur me informacionet se Bujar Osmani gjoja do të jetë kandidat i BDI-së për kryetar, Kovaçevski tha se çdo parti politike ka të drejtë legjitime të kandidojë për president.

“Çdo parti politike ka të drejtën e saj legjitime të kandidojë për president. Çdo koalicion politik ka të drejtë legjitime të kandidojë dhe çdo individ ka të drejtë legjitime të kandidojë për president për çdo post tjetër”, tha Kovaçevski.

Kovaçevski: Për kandidat presidencial mund të propozohet kushdo që i plotëson kriteret shkruan Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy