Kovaçevski për keqpërdorimet në Agjencinë për Rini dhe Sport: Prokuroria duhet të punojë sipas ligjeve

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Kryetari i LSDM-së, Dimitar Kovaçevski, i pyetur sot për rastin me ndarjen e mjeteve nga sistemi i vauçerëve nga Agjencia për Rini dhe Sport dhe Komiteti Olimpik i Maqedonisë (KOM), tha se Prokuroria duhet të punojë në mënyrë të pavarur dhe në përputhje me ligji.

“Prokuroria duhet të punojë në mënyrë të pavarur sipas ligjit dhe çdo individ në vend duhet të jetë në gjendje të ketë një proces të drejtë në të cilin të mund të provojë në bazë të fakteve ngjarjet e ndodhura dhe nuk kam çfarë të shtoj më. Një parti nuk i udhëheq çështjet gjyqësore, Prokuroria i udhëheq çështjet gjyqësore”, tha Kovaçevski.

I pyetur nëse do të kërkojë përgjegjësi nga drejtorët, kryetari i LSDM-së thekson se nëse ai bëhet kryeministër, institucionet do të menaxhohen nga shumë kuadro të reja.

“Njëri nuk është më drejtor, i dyti me siguri nuk do të jetë drejtor pas 8 majit, pavarësisht nëse jam kryeministër apo jo, duke qenë se është e sigurt se nëse qytetarët vendosin t’i besojnë LSDM-së dhe koalicionit “Për një. E ardhmja evropiane” për të formuar qeverinë, atëherë do të kemi shumë kuadro të reja që do të menaxhojnë institucionet”, tha Kovaçevski.

Advertisement

Kovaçevski për keqpërdorimet në Agjencinë për Rini dhe Sport: Prokuroria duhet të punojë sipas ligjeve shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy