“Historia duhet t’u takojë historianëve dhe jo politikanëve dhe qëndrimet tona janë të qarta si kristali – për identitetin dhe gjuhën maqedonase nuk negociojmë me Bullgarinë”.

Kështu kryeministri i ri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski ka shprehu haptazi se është në një vijë me ish kryeministrin Zoran Zaev sa i takon çështjeve historike – pengesë me Bullgarinë.

“Pozicioni ynë është i qartë si kristali se ne jemi Republika e Maqedonisë së Veriut ku qytetarët flasin maqedonisht dhe të cilët kemi identitin tonë. Sa i takon të drejtave të pakicave (bullgarëve), ne i respektojmë të gjitha përkatësisë dhe të gjitha organizatat të cilat janë të rregulluara në nivel ndërkombëtar, përfshirë këto edhe Kombet e Bashkuara dhe të drejtat e pakicave. Ne jemi shtet që gjithashtu ka deklaruar se sa i takon shteteve fqinje, nuk do të përzihet në çështjet e tyre të brendshme”, tha Kovaçevski.

Kjo deklaratë vjen pasi nesër në Shkup do të realizojë vizitë kryeministri bullgar, Kirill Petkov.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Kovaçevski për kontestin me Bullgarinë: Kemi qëndrime të qarta si kristali shkruan Telegrafi.