Kovaçevski: Në bisedimet me Bullgarinë nuk do të negociohet për identitetin

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Bisedimet me Republikën e Bullgarisë do të vazhdojnë dhe do të intensifikohen, por askush nuk duhet dhe nuk do të negociojë për identitetin e popullit maqedonas, mandatari për qeverinë e re, Dimitar Kovaçevski.

“Ne kemi arritur objektivin strategjik prej dekadash të anëtarësimit në NATO dhe kemi siguruar paqen, stabilitetin dhe një të ardhme të sigurt për fëmijët tanë. Por në rrugën drejt BE-së ne përballemi me sfidat për të cilat dy qeveritë, Maqedonia e Veriut dhe Bullgaria, janë të vendosura të gjejnë zgjidhje përmes dialogut dhe bashkëpunimit.

Qytetarët e Maqedonisë së Veriut dhe bullgarë janë më të interesuar për ekonominë, shkëmbimet kulturore, arsimore dhe rinore, infrastrukturën që lidh dhe për këto tema duhet të bashkëpunojmë shumë më tepër.

Historia u përket historianëve, por çështjet e identitetit bazohen te populli dhe shteti. Për Qeverinë nuk ka dilemë – askush nuk duhet dhe askush nuk do të negociojë për identitetin e popullit maqedonas dhe për specifikën dhe veçantinë e gjuhës maqedonase të vërtetuar historikisht dhe shkencërisht”, tha Kovaçevski.

Advertisement

Kovaçevski paralajmëroi se Republika e Maqedonisë së Veriut do të vazhdojë me politikat e fqinjësisë së mirë dhe bashkëpunimin e zgjeruar me të gjitha vendet fqinje./Telegrafi/

Kovaçevski: Në bisedimet me Bullgarinë nuk do të negociohet për identitetin shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 Struga.info | Privacy policy