Kyuchyuk: Duhet të kthehet besimi në bisedimet me Bullgarinë

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Eurodeputeti dhe raportuesi i Maqedonisë së Veriut në Parlamentin Evropian, Ilhan Kyuchyuk ka dërguar mesazh të qartë te diplomacia vendase dhe ajo Bullgare, se bisedimet për zgjidhjen e kontestit historik duhet të vazhdojnë, të rikthehet besimi i humbur nga dialogu dhe t’i jepet prioritet interesit strategjik të të dy vendeve.

Sipas Kyuchyuk, nuk ka bisedime të lehta për historinë dhe se askush nuk fiton nga ato bisedime, ndërkaq interesi strategjik i të dyja shteteve është, Maqedonia e Veriut të jetë pjesë e Bashkimit Evropian.

“Në bisedimet me shtetet tjera, të gjithë humbin dhe askush nuk fiton. Humbin fqinjët. Roli ynë si politikanë nuk është të bëjmë mure, por t’i rrëzojmë ato, që të mund qytetarët e të dy vendeve, si të Bullgarisë dhe të Maqedonisë së Veriut në një botë të lirë, që jep siguri më të madhe dhe prosperitet. Nuk ka bisedime të lehta për historinë, asnjëherë nuk do të ketë. Por, këto bisedime kërkojnë të shikohet drejt ardhmërisë. Ku duhet të jetë Maqedonia e Veriut?”.

“Interesi strategjik i Maqedonisë së Veriut është të jetë në Bashkimin Evropian. Interes strategjik i Bullgarisë është që Maqedonia e Veriut të jetë pjesë e BE-së. Për këtë ka nevojë për bisedime, për ndershmëri në raporte dhe ka nevojë për t’u kthyer në Marrëveshjen e 2017-s, sepse dialogu u prish, besimi u prish dhe pa dialog nuk do të arrihen rezultatet të mëdha”, tha Kyuchyuk në konferencë për media me ministrin e Punëve të Jashtme, Bujar Osmani.

Advertisement

Kyuchyuk: Duhet të kthehet besimi në bisedimet me Bullgarinë shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy