Kovaçevski për plumbin e gjetur te shtëpia e Taravarit: Të intervenojë MPB-ja

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Kovaçevski për plumbin e gjetur te shtëpia e Taravarit: Të intervenojë MPB-ja

Kryetari i LSDM-së Dimitar Kovaçevski, sot ka folur në lidhje me ngjarjet e fundit në Aleancën për Shiptarët. Kovaçevski tha se është i shqetësuar për informacionet për plumbin e gjetur në oborrin e kryetarit të Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari dhe shtoi se nëse është e vërtetë, MPB-ja duhet të ndërhyjë në këtë rast, ashtu siç ndërhyri në lidhje me sulmin e djeshëm ndaj drejtorit të një institucioni qeveritar.

“Sigurisht që jam i shqetësuar për këtë. Më njoftuan se MPB tashmë ka ndërhyrë në pjesën e përleshjes së djeshme në Tetovë, ku drejtori i një institucioni qeveritar është sulmuar nga një person i identifikuar me emër dhe mbiemër. Unë besoj se MPB duhet ta përfundojë. E nëse kjo informatë që sapo ndatë është e saktë, atëherë duhet të ndërhyhet në mënyrë të rreptë në të njëjtën mënyrë”, tha Kovaçevski.

I pyetur nëse pas turbulencave në Aleancën për Shqiptarët këtë fundjavë, ai mendon se kjo parti është më afër apo më larg “Frontit Evropian”, Kovaçevski u përgjigj se secila parti politike vendos brenda organeve të veta se si do të pozicionohet politikisht.

Advertisement
Lexo po ashtu
SPB-Tetovë deklarohet për plumbin e vendosur te shtëpia e Taravarit

Siç tha ai i takon Aleancës që Shqiptarët të vendosin nëse do të jetë për BE-në apo për alternativa tjera.

Advertisement

“Çdo parti politike zgjedh partnerët e saj të koalicionit sipas vlerave që ndan. Në zgjedhjet e vitit 2024 do të kemi dy blloqe partish politike, një për integrim europian dhe tjetri për izolim. Një bllok, i cili do të jetë për Maqedoninë e Veriut anëtare e BE-së, pjesë e Evropës Perëndimore dhe Maqedonisë së Veriut, blloku i dytë, me një lloj alternativë të paqartë, të pashpjeguar nga askush, e cila do të shikojë më shumë nga Lindja sesa nga Perëndimi. I takon Aleancës të vendosë nëse do të shkojë në Perëndim apo në Lindje, nëse do të shkojë për Europën apo për disa alternativa të papërcaktuara që askush nuk i shpjegon. Është ende vendimi i tyre”, tha Kovaçevski./Telegrafi/

The post Kovaçevski për plumbin e gjetur te shtëpia e Taravarit: Të intervenojë MPB-ja appeared first on Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy