Kovaçevski: Përfundimi i negociatave me BE-në deri në vitin 2030 është një synim real dhe i domosdoshëm

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Asnomët dhe Ilindenët hodhën themelet e lirisë dhe të shtetësisë. Në vitet e 90-ta qytetarët u treguan të vetëdijshëm se bashkimi në të kaluarën solli lirinë, por edhe e dinin se nuk duhet të kthehen prapa nga ajo që është arritur. Për këtë arsye ata e prisnin arritjen e pavarësisë me vendosmërinë e bashkuar për të ruajtur lirinë tashmë të lënë anash, tha kryeministri Dimitar Kovaçevski në hyrje të fjalimit të tij në festën qendrore solemne me rastin e Ditës së Pavarësisë – 8 Shtatorit që mbahet në Shkup.

Kovaçevski në fjalën e tij gjithashtu theksoi se është e nevojshme të jemi të bashkuar, jo vetëm në shtëpi, por edhe në Evropë, me botën demokratike.

“Evropa na hapi dyert. Nëse do të bëhemi pjesë e familjes evropiane varet nga ne. Unë bëj thirrje për bashkim në lirinë e vendimit dhe për këtë ia vlen të bashkohemi, ashtu si për pavarësinë e vitit 1991.

Vendim shtetëror do të thotë lidership dhe guxim për vendim të lirë. Vlerësimi ynë është se përfundimi i negociatave me BE-në deri në vitin 2030 është një synim real, i arritshëm dhe i domosdoshëm, veçanërisht në plejadën globale të zhvillimeve. Prandaj kërkohet sjellje e përgjegjshme nga të gjithë në vend. I ftoj të gjithë të na bashkohen”, tha Kovaçevski./Telegrafi/

Advertisement

Kovaçevski: Përfundimi i negociatave me BE-në deri në vitin 2030 është një synim real dhe i domosdoshëm shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy