Kovaçevski: Përgjegjësia për ndërtimin dhjetëvjeçar të autostradës Kërçovë-Ohër duhet të kërkohet edhe nga planifikuesit

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Kryeministri Dimitar Kovaçevski konsideron se përgjegjësia për ndërtimin dhjetëvjeçar të autostradës Kërçovë-Ohër duhet të kërkohet edhe nga planifikuesit.

“Shtëpitë projektuese janë përgjegjëse për projektimin e autostradës, kanë emër e mbiemër, licenca dhe përgjegjësi. Në bazë të projekteve, pala kontraktuese ka pranuar që autostrada të ndërtohet deri në fund të vitit 2023. Tani duhet të analizojmë pse nuk ka përfunduar, pse është vonë, nëse projektet janë bërë me cilësi, nëse ata që i kanë projektuar i meritojnë licencat për këtë punë. Për një kontabilist që i mungojnë llogaritë përfundimtare të kompanisë, lind pyetja nëse e meriton licencën për të qenë kontabilist i certifikuar. Është e njëjta gjë me projektuesit. Nëse vazhdimisht keni projekte në të cilat shfaqen rrëshqitje të reja dhe të reja dhe me siguri nëse keni rrëshqitje nuk mund të bëni autostradë që të jetë funksionale sepse pas tri ditësh do të mbulohet me dhe, e gjithë kjo duhet të analizohet”, tha Kovaçevski.

Rruga kushton 600 milionë euro, ndërsa Kovaçevski thotë se nuk është hedhur në kontejner sepse 75 për qind tashmë është ndërtuar. Problemet, siç thotë ai, kanë lindur për shkak se projektimi dhe riprojektimi nuk janë bërë në mënyrë cilësore, kështu që rruga ka 10 vite që është në ndërtim e sipër.

Kovaçevski: Përgjegjësia për ndërtimin dhjetëvjeçar të autostradës Kërçovë-Ohër duhet të kërkohet edhe nga planifikuesit shkruan Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy