Kovaçevski premton ekip të përkushtuar në LSDM

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Kandidati për kryetar të LSDM-së, Dimitar Kovaçevski thotë se besimi fitohet me punë dhe me realizimin e qëllimeve që janë përshkruar, ndërsa përpjekja e tij do të jetë për t’i përmbushur këto qëllime.

Sipas tij, në këtë periudhë që po ndodhet partia e tij, e rëndësishme është realizimi i çështjeve kyçe për problemet ne shoqëri në mënyrë që aktivizohen edhe anëtarët e vjetër të cilët për një kohë kanë qenë pasiv dhe të formohet një ekip me përgjegjshmëri dhe i përkushtuar.

“Unë flas për një ekip që është i përgjegjshëm dhe i përkushtuar. Besimi fitohet me punë dhe me realizimin e qëllimeve që i keni krijuar. Mund të keni besim te dikush, megjithatë nëse ai ose ajo, duke më përfshirë edhe veten, nuk i përmbush detyrat, nuk i përmbush afatet dhe nuk respekton atë që ka premtuar, atëherë nëse nuk ka përgjegjësës, kjo nuk është e dobishme”, shprehet Kovaçevski për TVMV.

Ai theksoi se po ashtu duhet të ringjallen komisionet që duhet të jenë gjeneratorë të politikave dhe të adrensojnë problemet më të mëdha në shoqëria.

Advertisement

Ai po ashtu theksoi se është e rëndësishme të përforcohet edhe potenciali i partisë me ekspertë të cilët do të sjellin ide të reja që do të mund të promovohen si politika të reja./Telegrafi/

 

Kovaçevski premton ekip të përkushtuar në LSDM shkruan Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy