Kovaçevski: Prioritetet e kësaj qeverie janë qytetarët, ekonomia dhe investimet e reja

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Kryeministri i Republikës së Maqedonisë së Veriut në panelin e Samitit “Maqedonia 2025” kushtuar gjendjes aktuale ekonomike, theksoi prioritetet kyçe për të cilat është e përkushtuar Qeveria.

“Prioriteti i parë është mbrojtja e standardeve të jetesës së atyre që janë më të cenuarit dhe ruajtja e likuiditetit të kompanive. I dyti i referohet rritjes së qëndrueshme ekonomike, pra vazhdimit të programeve për rritjen e prodhimit, eksporteve, si dhe aktivitetit ekonomik në vend dhe prioriteti i tretë fokusohet në rritjen e investimeve bruto dhe të investimeve që janë dominuese në buxhetin e shtetit”, tha kryeministri Kovaçevski.

Ai shtoi se paketa e madhe e masave kundër krizës ka dhënë rezultate dhe ka bërë të mundur arritjen e ritmeve të rritjes nga koha para krizës me pandeminë.

Lidhur me krizën aktuale ekonomike dhe energjetike, kryeministri Kovaçevski theksoi se për tejkalimin e pasojave, Qeveria është fokusuar në investimin në sistemet moderne energjetike, digjitalizimin dhe reformat në arsim në aspektin e krijimit të kuadrove arsimor të nevojshëm në treg.

Advertisement

“Ne nuk mund të presim që nga ligjet 20-vjeçare të arsimit të marrin rezultate për një vend që dëshiron të ecë përpara dhe të mbajë hapin me vendet e përparuara në epokën dixhitale”, tha Kovaçevski.

Kovaçevski theksoi se bashkëpunimi rajonal është orientimi ynë strategjik dhe në BE.

Kovaçevski: Prioritetet e kësaj qeverie janë qytetarët, ekonomia dhe investimet e reja shkruan Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2022 Struga.info | Privacy policy