minibus hire UK cloud hosting petrol station near me struga Lajm shqiperia lajm cloud hosting petrol prices local minibus hire minibus hire Leeds
Kovaçevski, Rama dhe Vuçiq në takim të jashtëzakonshëm: Nesër do të vendosim për pjesëmarrjen tonë në Samitin e BE-së për Ballkanin Perëndimor - Struga.info


Kovaçevski, Rama dhe Vuçiq në takim të jashtëzakonshëm: Nesër do të vendosim për pjesëmarrjen tonë në Samitin e BE-së për Ballkanin Perëndimor

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut Dimitar Kovaçevski, informon se sot ka realizuar takim të jashtëzakonshëm me kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama, dhe presidentin e Serbisë Aleksandar Vuçiq.

Kovaçevski informon se me Ramën dhe Vuçiqin ka diskutuar për qëndrimet kombëtare të çdo vendi, perspektivat rajonale si dhe për dinamikën e procesit eurointegrues.

“U dakorduam se pas konsultimeve shtesë të brendshme, nesër pasdite ta marrim vendimin tonë përfundimtar për pjesëmarrjen tonë në Samitin e BE-së për Ballkanin Perëndimor në Bruksel. Kemi biseduar edhe për tema që janë të rëndësishëm për rajonin dhe kemi ngritur iniciativë për Agjencinë për tërheqjen e investimeve për Ballkanin e Hapur, që do të mundësojë zhvillim ekonomik shtesë. Temë ishte edhe panairi i ardhshëm për ushqim, verë dhe turizëm, që duhet të mbahet në Beograd, si dhe tema tjera që kanë dalën nga samiti i fundit i Ballkanit të Hapur që u mbajt në Ohër”, ka shkruar Kovaçevski në Facebook./Telegrafi/

Advertisement

The post Kovaçevski, Rama dhe Vuçiq në takim të jashtëzakonshëm: Nesër do të vendosim për pjesëmarrjen tonë në Samitin e BE-së për Ballkanin Perëndimor appeared first on Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy