Kovaçevski: Sa më shpejt zgjidhje të kontestit me Bullgarinë dhe fillim të negociatave

Pinterest LinkedIn Tumblr +

E patjetërsueshme gjetje e shpejtë e zgjidhjes në mes Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë për tu mundësuar fillim të negociatave për anëtarësim në BE, si vendim strategjik për Brukselin nga aspekti i rreziqeve të sigurisë të shkaktuara nga lufta në Ukrainë, theksuan në takimin e sotshëm kryeministri Dimitar Kovaçevski dhe homologu i tij belg Aleksandar De Kro.

Në takim, në korniza të vizitës së punës në Bruksel të Kovaçevskit, të dy kryeministrat kanë shfaqur kënaqësi nga marrëdhëniet e afërta dhe miqësore në mes Maqedonisë së Veriut dhe Mbretërisë së Belgjikës, të bazuara në besimin e ndërsjellët dhe vizionin e përbashkët për Evropë të lirë dhe demokratike.

“Kryeministri Kovaçevski në takim theksoi se përskaj lidhjeve dypalëshe të shkëlqyera, Belgjika është partnerë i rëndësishëm i Maqedonisë së Veriut në NATO dhe në organizatat e tjera multilaterale dhe mbështetës i fuqishëm i integrimit tonë në BE. Në takim të dy kryeministrat e konfirmuan pajtueshmërinë se është e patjetërsueshme gjetje e shpejtë e zgjidhjes në mes Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë për tu mundësuar fillim të negociatave për anëtarësim në BE si vendim strategjik për Brukselin nga aspekti i rreziqeve të sigurisë të shkaktuara nga lufta në Ukrainë”, kumtoi shërbimi për shtyp qeveritar.

Kovaçevski dhe De Kro, qëndron në kumtesë, kanë shfaqur dënim të ashpër ndaj agresionit ushtarak të Rusisë kundër Ukrainës de vlerësuan si kërcënim serioz për paqen dhe stabilitetin në Evropë.

Advertisement

Kovaçevski: Sa më shpejt zgjidhje të kontestit me Bullgarinë dhe fillim të negociatave shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy