Kovaçevski: Së shpejti liberalizimin për sistemet fotovoltaike për shtëpitë dhe kompanitë

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Kryeministri Dimitar Kovaçevski sot në Prilep tha se ekzekutivi po përgatitet për ndryshime ligjore me qëllim liberalizimin e procedurës për instalim të sistemeve fotovoltaike.

Kovaçevski tha se në ligj përveç amvisërive, do të përfshihen edhe objektet industriale.

“Tashmë po punohet për mundësimin e qasjes liberale që të mund çdo amvisëri në vend të instalojë sisteme fotovoltaike, fillimisht do të përgatitet ligj me të cilin do të lehtësohet procedura për instalim të sistemeve fotovoltaike në amvisëri dhe në objekte industriale”, tha mes tjerash Kovaçevski.

Sipas kryeministrit Kovaçevski, do të zmadhohet mundësia ligjore për prodhim të energjisë përmes sistemeve fotovoltaike.

Advertisement

“Në plan është të zmadhohet edhe fuqia që për momentin është 4kw, të bëhet 6kw për amvisëritë, ndërsa për kompanitë, respektivisht për subjektet afariste nga 20kw e tanishme pa licencë, të rritet në 40kw pa licencë. Ndërsa me nxjerrjen e licencës të mund të prodhojnë pa limite”, theksoi Kovaçevski.

Kovaçevski tha se me ndryshimet ligjore distributorët e energjisë elektrike do të mund ta blejnë energjinë elektrike nga amvisëritë por se do të rregullohet edhe pjesa e tatimit që do të duhet të paguajnë prodhuesit e energjisë elektrike.

Kovaçevski: Së shpejti liberalizimin për sistemet fotovoltaike për shtëpitë dhe kompanitë shkruan Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy