Kovaçevski – Shentop: Integrimi evropian i Maqedonisë së Veriut është i rëndësishëm për stabilitetin e rajonit dhe më gjerë

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Kryeministri i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, ka takuar kryetarin e Kuvendit të Madh Kombëtar të Republikës së Turqisë, Mustafa Shentop.

Në takim u konfirmuan bashkërisht marrëdhëniet tradicionalisht të mira dhe miqësore mes dy vendeve, të cilat janë duke u përmirësuar, gjë që tregon rritjen e vëllimit tregtar në vitin 2021, si dhe faktin se kompanitë turke janë ndër investitorët më të mëdhenj në vend.

Vlerësohet se vendi kujdeset për të gjithë qytetarët në mënyrë të barabartë, se Maqedonia e Veriut është shembull se si qytetarët e kulturave, feve dhe bashkësive etnike të ndryshme mund të jetojnë së bashku në një vend, në harmoni dhe se është një kontribut i rëndësishëm për paqen në Ballkan.

Në këtë drejtim, u raportua se Turqia mbështet Maqedoninë e Veriut që sa më shpejt të fillojë negociatat me BE-në, duke shpresuar se kjo do të ndodhë së shpejti, pasi që konsiderohet se integrimi evropian i vendit tonë është i një rëndësie të madhe për stabilitetin e rajonit por dhe më gjerë.

Advertisement

Kryeministri Kovaçevski falënderoi për mbështetjen e sinqertë dhe të vazhdueshme të Republikës së Turqisë në përparimin e Republikës së Maqedonisë së Veriut që nga pavarësia e vendit e deri më sot.

Për çështjen me Bullgarinë, kryeministri Kovaçevski theksoi se zgjidhja është e mundur nëse të dyja palët angazhohen për bisedime dinjitoze të bazuara në vlerat evropiane dhe në frymën e respektit të ndërsjellë./Telegrafi/

Kovaçevski – Shentop: Integrimi evropian i Maqedonisë së Veriut është i rëndësishëm për stabilitetin e rajonit dhe më gjerë shkruan Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2022 Struga.info | Privacy policy