Kovaçevski: Të gjitha vendet anëtare të BE-së janë për nisjen e bisedimeve

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Kryeministri i vendit, Dimitar Kovaçevski pas vizitës dy ditore në Bruksel u shpreh se edhe prej kryetares së KE-së, Ursula von der Leyen mori mbështetje dhe rrumbullaksioni vizitën e punës.

“Këtu në Bruksel i informova partnerët tanë të Bashkimit Evropian për progresin që kemi bërë së bashku me Republikën e Bullgarisë në thellimin e bashkëpunimit të fqinjësisë së mirë. Angazhimi i të dy vendeve për të gjetur zgjidhje dhe për të intensifikuar dialogun është i qartë dhe i mirëpritur. Nëpërmjet bisedimeve me miqtë tanë Sharl Mishel në Këshillin Evropian dhe Roberta Mecola në Parlamentin Evropian, u konfirmua mbështetja e hapur për mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare”, shprehet Kovaçevski.

Sipas tij, të gjitha vendet anëtare janë të mendimit se vendi duhet të fillojë bisedimet për anëtarësim në BE.

“Gjithashtu jemi mirënjohës për solidaritetin e treguar nga Bashkimi Evropian gjatë gjithë pandemisë. Gjatë krizave treguam se çfarë do të thotë të jesh evropian dhe çfarë do të thotë për Maqedoninë e Veriut të ketë mbështetje në momentet më të vështira. E ardhmja jonë është evropiane, demokratike dhe moderne. Kjo është e ardhmja që bazohet në agjendën e gjelbër, në burimet e ripërtrishme të energjisë, në digjitalizim. Është rruga që krijon parashikueshmëri dhe hapësirë zhvillimi për të rinjtë tanë. Në këtë kontekst, ne e përshëndetëm Planin e Investimeve Ekonomike për Ballkanin Perëndimor si një hap të rëndësishëm që do të nënkuptojë realizimin e projekteve të tilla strategjike”, tha ai.

Advertisement

Në fund ai shtoi se vizitën e nisi me konferencë të përbashkët me sekretarin e NATO-s, Jens Stoltenberg dhe përfundoi me përfaqësues të BE-së

“Ne kthehemi me një mbështetje të fortë që na motivon të intensifikojmë evropianizimin në vend”, u shpreh në fund Kovaçevski.

 

 

Advertisement

Kovaçevski: Të gjitha vendet anëtare të BE-së janë për nisjen e bisedimeve shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy