Pas agresionit rus ndaj Ukrainës, kryeministri Dimitar Kovaçevski përmes një deklarate njofton se tendencat ekonomike botërore janë destabilizuar nga situata e re dhe tha se qeveria do të bëjë gjithçka për të parandaluar përkeqësimin e mëtejshëm të standardit ekonomik të qytetarëve.

“Dënoj aktin e agresionit të hapur ushtarak nga Rusia kundër Ukrainës. Lufta është mënyra më e keqe për të zgjidhur keqkuptimet, ndërsa agresioni kundër Ukrainës është një kërcënim për paqen evropiane dhe botërore.

Qeveria po monitoron nga afër situatën në Ukrainë. Gjendja e sigurisë në vendin tonë është e qëndrueshme dhe për momentin nuk ka asnjë kërcënim të drejtpërdrejtë për sigurinë e Maqedonisë së Veriut.

Krahas situatës së sigurisë, qeveria po monitoron nga afër edhe ndryshimet në tendencat ekonomike botërore të destabilizuara nga situata e re. Qeveria, si edhe më parë, do të veprojë me më shumë përgjegjësi dhe në interesin më të mirë të mbrojtjes së ekonomisë vendase dhe gjendjes financiare të qytetarëve”, tha Kovaçevski./Telegrafi/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Kovaçevski: Tendencat ekonomike botërore janë të destabilizuara shkruan Telegrafi.