Kovaçevski thotë se propozimi francez është i papranueshëm për Maqedoninë e Veriut

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Kryeministri Dimitar Kovaçevski njoftoi se Maqedonia e Veriut nuk e pranon propozimin francez për zgjedhjen e çështjes Shkup-Sofje.

Kovaçevski tha se për të nisur bisedimet deri në fund të qershorit, duhet të plotësohen kërkesat e Maqedonisë së Veriut.

“Propozimi në këtë formë, siç është për momentin është i papranueshëm për mua, për presidentin e shtetit, për Qeverinë, partnerët e koalicionit dhe qytetarët e Republikës së Maqedonisë së Veriut. Nëse gjatë presidencës franceze arrihet mirëkuptim për pozicionet tona, ne jemi të gatshëm të përfshihemi në bisedime për të njëjtat që të nisen bisedimet deri në fund të qershorit.”, tha mes tjerash Kovaçevski.

Ai shtoi se propozimi do të jetë i pranueshëm vetëm nëse ka formulime të qarta për gjuhën dhe identitetin maqedonas, ndërsa sipas tij çështjet historike nuk mund të jenë pjesë e kornizës negociuese me BE.

Advertisement

“Ne i kemi bërë të ditur qëndrimet tona dhe linjat e kuqe, në këtë kontekst dua të them se propozim që do të ishte i pranueshëm duhet ti garantojë elementet kyçe, formulim të qartë për gjuhën maqedonase në kornizën e bisedimeve dhe mbrojtje e qartë e identitetit maqedonas. Çështjet historike nuk mund të jenë kritere në kornizën e bisedimeve”, deklaroi Kovaçevski.

Kreu i Qeverisë tha se në kërkesat e Shkupit është që procesi për futjen e bullgarëve, kroatëve dhe malazezëve në Preambulën e Kushtetutës të bëhet pas nisjes së negociatave me BE-në.

“Bisedimet mes Maqedonisë së Veriut dhe BE-së duhet të fillojnë para nisjes së procedurës për ndryshimet kushtetute për futjen e bullgarëve, malazezëve dhe kroatëve në Preambulën e Kushtetutës. Garanci të forta edhe nga Bullgaria edhe nga BE se Bullgaria nuk do të kushtëzojë me kërkesa të reja jashtë asaj që do të dakordohet në kornizën e bisedimeve dhe protokollin bilaterale që ende nuk është miratuar në Bullgari, dhe gjithsesi duhet konsultime me institucionet e Maqedonisë së Veriut”, tha Kovaçevski.

Advertisement

Kovaçevski thotë se propozimi francez është i papranueshëm për Maqedoninë e Veriut shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2022 Struga.info | Privacy policy