Deputeti i OBRM-PDUKM-së, Dragan Kovaçki në konferencë për shtyp tha se kanë kaluar 1 muaj, ndërsa qeveria LSDM-BDI po përpiqet ta fshehë skandalin me 1 ton drogë që u zbuluar në aksion policor dhe se nga 5 nëntori nuk ka asnjë informacion nga institucionet.

“Hesht MPB, hesht Prokuroria, hesht dogana, heshtin të gjithë për këtë skandal të madh ku 1 ton drogë arriti në Aeroportin e Shkupit nga Dubai i paraqitur se galeri telefonash për një kompani të Shkupit dhe i njëjti është lëshuar të shkojë”, tha Kovaçki.

Sipas tij, institucionet heshtin për shkak se janë të përfshira në rast dhe se si ka mundësi që 1 ton drogë të hyjë përmes Aeroportit të Shkupit.

Kovaçki parashtroi disa pyetje që kanë të bëjnë me drogën e zbuluar si dhe me procedurën që po udhëhiqet.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Shumë shpejt për këtë do të ketë përgjegjësi dhe ata që kanë trafikuar me drogë edhe për ata që kanë lejuar të kalojë ky krim”, tha Kovaçki./Telegrafi/

The post Kovaçki pyet se si është e mundur 1 ton drogë të kalojë përmes Aeroportit të Shkupit appeared first on Telegrafi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";