Kovaçki: OBRM-PDUKM kërkon zgjedhje të parakohshme kuvendare

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Deputeti i OBRM-PDUKM-së, Dragan Kovaçki tha se partia e tij kërkon zgjedhje të parakohshme për shkak se kështu është më mirë për vendin.

“LSDM dhe BDI sa më shpejt duhet të ikin dhe të vijë një strukturë që do të mund të gjejë zgjidhje të problemeve që janë më mirë për qytetarët. Sipas meje, më mirë të shkohet në zgjedhje dhe tashmë jemi dhjetor, ndërsa në pranvera është një termin i mirë për zgjedhjet e parakohshme kuvendare”, tha Kovaçki.

Ai shtoi se nisja e bisedimeve për hyrje në BE është interes dhe për partinë e tij dhe se lobohet për këtë edhe pse qeveria LSDM dhe BDI nuk e meritojnë.

“Ne që tani kërkojmë zgjedhje parlamentare për shkak se zgjedhjet lokale e definuan përbërjen e re të Kuvendit”, tha ai//Telegrafi/

Advertisement

Kovaçki: OBRM-PDUKM kërkon zgjedhje të parakohshme kuvendare shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy