Nikollovski kërkon zgjedhje të parakohshme kuvendare, deputetët e OBRM-PDUKM-së dalin nga kuvendi

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Aleksandar Nikollovski nga radhët e OBRM-PDUKM-së, Aleksandar Nikollovski në konferencë për shtyp tha se deptuetët e OBRM-PDUKM-së dalin nga kuvendi dhe se vendit i nevojiten zgjedhje të parakohshme kuvendare.

Sipas tij, opozita momentalisht ka 60 deputetë ndërsa pushteti ka vetëm 59 deputetë dhe 1 deputet i kidnapuar.

“Sot në Maqedoni u kidnapua deputet, sot në Maqedoni e pamë se si regjimi transformohet si regjim më kriminal në Evropë dhe për këtë do të ketë përgjegjësi shumë më shpejtë se sa mendojnë”, tha Nikollovski.

Ai shtoi se deputetëve u janë marrë telefonat që të mos komunikojnë me të tjerët.

Advertisement

“Duket se regjimi kriminal po përpiqet me çdo kusht të qëndrojë në pushtet dhe kjo nuk do të ndodhë gjatë dhe nga këtu kem mesazh të qartë se zgjidhja më e shpejtë dhe më e thjeshtë për dalje nga kjo krizë politike janë zgjedhjet e parakohsme kuvendare”, tha Nikollovski.

Nikollovski theksoi se Rexhepi me siguri do të lirohet pas mesnatës kur përfundon afati për votimin e mocionit për mosbesim.

“S’kanë nevojë ta mbajmë për shkak se ne po dalim dhe nuk ka nevojë ta mbajnë njeriun deri në mesnatë. Qeveria nuk ka numrat dhe nuk ka legjitimitet”, tha Nikollovski./Telegrafi/

 

Advertisement

Nikollovski kërkon zgjedhje të parakohshme kuvendare, deputetët e OBRM-PDUKM-së dalin nga kuvendi shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy