Ziadin Sela pas mbajtjes së Kuvendit Qendror tha partia që drejton ai do t’i bashkohet Fronit Evropian

“Në bazë të ofertës që e parashtrova para Kuvendit Qendror dhe duke spjeguar mundësitë e ASH-së në këtë situatë, Kuvendi Qendror i ASH-së i tha po ofertës për t’u bërë pjesë e “Frontit Evropian””, tha Sela.

Ai shtoi se arsyeja e këtij koalicionimi është anëtarësimi sa më i shpejtë i Maqedonisë në Bashkimin Evropian.

“Ne jemi të gatshëm ashtu si në të kaluarën edhe tash, të mos i ikim përgjegjësisë dhe Aleanca për Shqiptarët të jetë faktor, ashtu siç ka qenë në të kaluarën”, tha Sela.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Sela po ashtu theksoi se për shef Shtabi Zgjedhor, Kuvendi Qendror ka caktuar Tiron Jahjagën, zv.ministrin akutal të Mbrojtjes./Telegrafi/

Krahu i Selës në ASH do të bashkëngjitet me “Frontin Evropian” shkruan Telegrafi.